Shkup, 30 nëntor – Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion po zhvillon procedurë para hetimore për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari. Në këtë pjesë të procedurës po grumbullohen xhirimet nga kamerat e kalimeve kufitare, prej para ndërtesës së Gruevskit dhe nga fqinjët, ndërsa kërkohet raporti edhe nga institucionet dhe të dhënat nga bankat, u tha në brifingun e sotëm me gazetarët në Prokurorinë Themelore Publike të Maqedonisë.
Nga Prokuroria theksuan se nëse konfirmohet përgjegjësia tek ndonjë person për arratinë e Gruevskit shkalla e punës do të rritet dhe lënda nuk do të jetë në procedurë para hetimore.
Gruevski më datën 9 të këtij muaji duhet që të paraqitej në burgun “Shkupi” në vuajtjen e dënimit me burg për dy vjet për rastin “Tank” për furnizimin e mercedezit luksoz. Ai më 13 nëntor në Fejsbuk shkroi se është në Hungari ku kërkoi azil nga autoritetet e atjeshme, të cilën e mori pas një jave, respektivisht më 20 nëntor.