Shkup, 19 prill – Zoran Bozhinovski do të gjykohet bashkë me të akuzuarit në rastin “Spiuni”.
Këtë vendim e ka marrë gjykatësja, e cila deri më tani e ka e ka gjykuar Bozhinovskin, i cili akuzohet në rastin “Spiuni”, por procedura për të është ndarë për shkak të së cilës ishte i pakapshëm për organet e përndjekjes.
Bozhinovski është arrestuar në Novi Sad në prill të vitit 2016 dhe është ekstraduar në Maqedoni.
Lëndën “Spiuni” tani e përfaqëson Prokuroria speciale publike, pasi që e ndërmori nga prokuroria e rregullt.
Seancë e re për këtë lëndë është caktuar më 17 maj, deri kur PSP duhet ta precizojë aktin e prokurorisë.
Gjykata e Apelit vitin e kaluar i ka zbutur dënimet e prokurorëve dhe e ndryshoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale.
Në rastin “Spiuni” i cili është nga viti 2013 janë dënuar 18 persona për shoqërim kriminel, spiunazhë, mashtrim dhe posedim ilegal të armëve.