Lena i kthehet fushës, prezantohet në Gjeorgji (FOTO)

Pas më shumë se 7 sezonesh, Nijas Lena ndahet me Superioren shqiptare dhe nis një aventurë të re në Gjeorgji, për të mos qëndruar pa aktivitet deri në verë. Pas aventurave me Flamurtarin, Kukësin dhe Teutën në Shqipëri, tani do të jetë pjesë e skuadrës së FC Telavi në ligën e dytë të Gjeorgjisë. Lena u largua nga Kukësi pas aventurës europiane dhe u transferua te skuadra e Tuetës, ku mori dhe shiritin e kapitenit.

Eksperienca në Durrës përfundoi shpejt, pasi në merkaton e janarit tërhoqi dokumentacionin nga “djemtë e detit”, por duke qenë se ishte aktivizuar në dy skuadra brenda një sezoni, nuk mund të luante për një tjetër skuadër në Europës, ose më saktë në një kampionat që luan në sistemin vjeshtë-pranverë. Edhe pse për Lenën kishte interesim edhe nga Suedi e jo vetëm, e ardhmja e tij do të jetë në Gjeorgji. Sot Lena është prezantuar me ekipin e ri dhe shumë shpejt do të debutojë.