Skuadra e Ligue 1 të Francës, Monaco është pranë huazimit të mesfushorit të Southamptonit, Mario Lemina, bën të ditur “RMC” të enjten.
Dy klubet janë në fazë të avancuar të bisedimeve ndërsa Lemina do t’i bashkohet Monacos në formë huazimi me obligim blerje verën e ardhshme.
Lemina 25-vjeçar këtë verë ishte kërkuar edhe nga Manchester Unitedi. Ish-mesfushori i Juventusit, ka arritur marrëveshje personale me Monacon.
Dhe ai pritet të zyrtarizohet te skuadra e elitës franceze së shpejti.