Shkup, 17 dhjetor – Anëtarësimi në NATO, ka efekte pozitive dhe standarde të caktuara në raport me profesionalizimin e shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit në Maqedoninë e Veriut. Këto standarde duhet të plotësohet me qëllim të pjesëmarrjes si partner i barabartë në të gjitha aktivitet e përbashkëta. Por, NATO nuk e ka fokus kryesor transparencën e shërbimeve sekrete, kapacitetin demokratik dhe llogaridhënien ndaj opinionit vendas. Sipas, Magdalena Lembovska nga Eurothink- Qendra për strategji evropiane, vetë ne, si shoqëri civile dhe të gjithë të aktorët tjerë në shtet duhet të përpiqemi për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe të këtyre shërbimeve. Ajo këtë deklaratë e dha në panel diskutimin e sotëm me temë “Vallë NATO dhe BE janë garanci për reformimin e shërbimeve të sigurisë dhe atyre të zbulimit”, në të cilin u shkëmbyen përvoja me përfaqësues nga Serbia dhe Mali i Zi.
Në fjalimin e saj Lembovska, shtoi se reforma e sistemi të sigurisë në vend është proces i vazhdueshëm, e cili u bë shumë aktual me themelimin e Agjencisë së re për siguri kombëtare (ASB). Megjithatë, siç theksoj ajo me këtë institucion vetëm janë vendosur konturat e reformave, respektivisht Lembovska, thotë se tek duhet të shihet se nëse këto institucione do të jetë transparente dhe nëse do të japin llogari.
“Shpesh herë si argument shfrytëzohet se vetëm anëtarësimi në NATO është vërtetim për kualitetin e punës të shërbimeve të tona profesionale të sigurisë dhe zbulimit dhe se këtë më nuk duhet më ta parashtrojmë si çështje integritetin e tyre profesional. Vërtetë, anëtarësimi në NATO ka efekte pozitive, ka standarde të caktuara në raport me profesionalizimin e shërbimeve. Por këtu nuk ekzistojnë kërkesa të tillë dhe standarde, të cilat, anëtaret e NATO-s duhet t’i plotësojnë”, tha Lembovska.
Në këtë rast ajo theksoi se si pjesë e hulumtimit të tyre kanë dërguar kërkesë deri te tre shërbime, në pajtim me Ligjin për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publike. Për pyetje të njëjta, sipas saj nga shërbime të ndryshime kanë pranuar përgjigje të ndryshme, në kuptim të shkallës së klasifikimit.
“Tek një shërbim informacion i caktuar është informacioni nga karakteri publik, tek një tjetër është i klasifikuar si tepër i besueshëm, tek një i tretë si sekret shtetëror. Kjo nuk është praktikë e mirë. Tregon se kemi problem në raport të asaj se si përcaktohet klasifikimi i informacioneve dhe në çdo rast kjo nuk është e mirë. Kërkojmë të kemi rritje të llogaridhënies dhe transparencës ndaj atyre institucioneve, të cilat janë të obliguara të kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll, e ato janë institucionet, anëtarët e të cilëve kanë certifikata të sigurisë nga shkalla më e lartë dhe mund të na bindin neve si këto shërbime në mënyrë të saktë e kryejnë punën e tyre”, shtoi Lembovska.
Ndryshe, në Serbi, shtet i cili tanimë i zhvillon negociatat me BE-në, Lembovska, shtoi se nuk ka ndonjë ndikim pozitiv në raport me llogaridhënien dhe transparencën e sektorit të sigurisë. Situata politike në shtetin fqinj, siç shprehet ajo shumë i ngjanë situatës tonë politike të para disa viteve, gjegjësisht është vërejtur politizim i madh i vet shërbimit dhe zvogëlimit të kapacitetit demokratik.
Nga ana tjetër Dina Bajramspahiç, nga Instituti Alternative nga Mali i Zi, në diskutimin e sotëm, tha se anëtarësimi në NATO, i Malit të Zi, ndihmoi në modernizimin e sektorit të sigurisë. Mirëpo, ajo çka është fokus i shteteve anëtare të NATO-s, nuk është plotësisht e njëjtë me atë çka i intereson qytetarëve.
“Ne si qytetar dëshirojmë të shohim se ky sektor ka raport përgjegjës drejt nesh dhe të përgjigjet ndaj gjithë opinionin, dhe jo vetëm të elitës politike. NATO më tepër interesohet të vendos kanale të komunikimit, të cilët do të jenë në nivel të lartë të sigurisë, me qëllim që shtetet anëtare të mund të shkëmbejnë të dhëna me sektorin tonë të sigurisë dhe në këtë drejtim është arritur një përparim i caktuar. Megjithatë, kur është në pyetje transparenca dhe përgjegjësia, kjo nuk ishte në fokus të kohës të procesit të integrimit. Kështu që kur ne u anëtarësuam në NATO kishim rënie absolute të qasjes deri te të dhënat kur është çështja të Agjencia”, tha Bajramspahiç.
Pregrad Petroviq, nga Qendra e Beogradit për politikë të sigurisë në Serbi, theksoi se para disa vitesh Agjencia Informative e Sigurisë Serbe, e cila është shërbimi më i rëndësishëm i sigurisë në Serbi, ka paraqitur shembull të mirë të praktikës, për shkak se ka vendosur person i cili komunikon me mediat, do t’ju përgjigjet pyetjeve të tyre dhe do të publikoj gjithçka ju intereson.
“Por, kur në vitin 2014 kur Partia Progresiste Serbe, e fitoi pushtetin e plotë, kjo praktikë plotësisht është ndryshuar. Tash kemi terësisht trend tjetër. Shërbimet e sigurisë, por edhe të gjitha institucionet shtetërore janë të mbyllura edhe për mediat. Ne në vend të transparencës, në vend se shërbimet e sigurisë t’ju përgjigjen pyetjeve të mediave, ata lëshojnë informacione me qëllim udhëheqjen e fushatave kundër gazetarëve hulumtues dhe kundër opozitës”, tha Petroviq.