Te Atletico Madrid është hapur një çështje që lidhet me Lemar. Francezi që u ble jo pak por 70 milionë euro nga Monaco në verën e kaluar nuk po bind në fushë duke shfaqur edhe dyshime për trajnerin Simeone. Edhe në ndeshjen e fundit me Sevillan, lojtari u zëvendësua në minutë e 60-të pa lënë gjurmë në fushë dhe mësohet se drejtuesit po mendojnë edhe ta shesin. Ata presin një sinjal nga lojtari për pjesën e mbetur të sezonit dhe nëse situata nuk ndryshon shitja e tij duket e pashmangshme teksa ka ekipe të Premier League që e pëlqejnë lojtarin francez.