Leksione nga historia / Studimi që kishte parashikuar një pandemi të mundshme

145

Vetëm disa muaj më parë, askush nuk kishte dëgjuar për koronavirus. Sot, virusi po ndryshon thellësisht jetesën e miliona njerëzve. Politikanët po luajnë mendsh për t’iu përgjigjur kësaj krize shëndetësore dhe ekonomike. Por ekspertët në fakt e kishin parashikuar prej kohësh se një gjë e tillë mund të ndodhte. Një dokument i Bankës Botërore mbi gripin e shpendëve parashikon se një shpërthim i rëndë pandemik në të ardhmen do të çojë në një rënie gati 5% të PBB-së globale, dhe rënie 10% në Evropë. Ky parashikim i ekspertëve duket më afër realitetit të sotshëm se çdo studim i bërë në vitin 2020.

Një letër zyrtare drejtuar Kongresit për buxhetin, nga ajo periudhë, shqyrton ndikimin ekonomik të pandemive të përmasave të ndryshme, nga një përsëritje e gripit spanjoll të 1918-19 deri në gripin më pak vdekjeprurës të Hong Kongut në vitet 1960. Parashikimi vëren disa gjëra thelbësore që do të duheshin marrë parasysh.

Së pari, vëren se një pandemi moderne do të përhapet më shpejt dhe do të tejkalojë kufijtë kombëtarë.

Në efektet ekonomike afatshkurtra, kjo do të çojë në një rritje të kërkesës për pajisje spitalore, presione për kapacitetet e stafit mjekësor, një rënie të udhëtimeve ajrore dhe shumë njerëz do të karantinohen, duke ulur kështu shitjet me pakicë. Shkollat ​​do të mbyllen dhe shumë vende pune do të humbiten.

Deri më tani, këto i kemi njohur dhe ne. Po në afatgjatë, si e parashikonte studimi? Lajmi i mirë është se rritja ekonomike nuk vonon shumë të vijë pas ikjes së pandemisë. Detyra jonë është që t’i japim fund sa më shpejtë kësaj pandemie.

Përfundimi? Shkollat ​​mund të jenë të mbyllura, por mësimet e historisë duhet të vazhdojnë.

(D.B – SCAN) Burimi: The Guardian

Comments are closed.