Prishtinë, 06 dhjetor- “Me qëllimin më të keq, për dëmtimin e imazhit të Republikës së Kosovës, iu jep informata të pavërteta aviokompanive të ndryshme se kinse, Aeroporti Ndërkombëtar, “Adem Jashari” është i mbyllur që nga viti 1999. Kështu thotë ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, pas deklaratave nga Serbia, raporton KOHA
Sipas Lekajt, kjo jo vetëm që është qesharake por për më tepër, është një tregues se sa shumë është në gjendje ta rrezikoj jetën e qytetarëve të vendeve të ndryshme si pasojë e keqinformimit të aeroplanëve nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil të Serbisë, apo siç është rasti më eklatant dhe më jo human, që nuk i është dhënë leje për aterrim emergjent aeroplanit, në të cilin ka qenë një grua shtatzënë, ky mjerisht nuk është rasti i vetëm kur Serbia ka vepruar kështu.