Lejohet zhvarrosja e “armikut nr. 1 publik”

85-vjet nga vrasja e armikut publik numër 1 të Shteteve të Bashkuara, John Dillinger , lejohet zhvarrosja e tij. Departamenti i Shëndetësisë në Indiana pranoi kërkesën e familjarëve të tij, të cilët pretendojnë se trupi që prehet varrin e gangsterit më të madh të viteve 30-të, në fakt nuk është i tiji.

Vendimi i autoriteteve amerikane rikthen vëmendjen te një prej figurave që ndau opinionin publik gjatë kohës së depresionit të madh në Shtetet e Bashkuara, i cilësuar si Robin Hood amerikan që grabiste për të ndihmuar të varfrit. John Dillinger ishte drejtuesi i një prej bandave më famëkeqe që grabiti më shumë se 20 banka, për një shumë totale prej 300 mijë dollarësh, të barazvlefshme me rreth 6 milionë dollarë sot.

Personazhit të tij i kushtohet edhe filmi me protagonist Johnny Depp, “Armiqtë Publikë”. John Dillinger u vra përpara këtij teatri nga FBI, në vitin 1934. Por sharmi i figurës së tij, duket se nuk vdiq me të.