Katër ndeshje të luajtur mëngjesin e djeshëm në NBA, me Lejkers që rikthehen fitues në kampionat. Kalifornianët mundën 113-93 Detroit, duke korrur suksesin e tretë sezonal. Në fakt, në radhët e Lejkers pikëshënuesi më i mirë rezultoi Randle me vetëm 17 pikë, por skuadra që drejtohet nga Ualton ishte më efikase në lojën në grup, duke e mbyllur sfidën me 20 pikë diferencë.
Shënoi suksesin e katërt sezonal Indiana Pejders, që iu imponua 101–83 Sakramento Kings. Në “Bankers Life Fieldhouse” u zhvillua një lojë shumë e kujdesshme, aq sa statistikat më të mirë i patën Foks dhe Bogdanoviç të Kings, me 18 dhe 17 pikë secili.
Pa probleme fiton edhe Oklahoma, që mundi 110-91 Milvoki, në një ndeshje të dominuar nga miqtë. Antetokounmpo realizoi 28 pikë për vendasit, duke qenë më i miri në parket, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Thunder u dallua Xhorxh me 20 pikë, mbështetur mirë nga Entoni (17) e Grant (17). Një ndeshje spektakolare ajo që nxori fitues ekipin e Feniks, që mundi 122-114 Bruklin. Për vendasit spikati Russell me 33 pikë, 4 asistime dhe 6 rikuperime, por nga radhët e Feniks u kundërpërgjigj Buker me 32 pikë, 4 asistime dhe 7 topa nën tabelë.