Leipzigu kërkon kompensim për Nagelsmannin

23

Drejtuesit e Leipzigut dëshirojnë të kompensohen nëse e humbasin trajnerin Julian Nagelsmann për të cilin po raportohet se në fund të këtij edicioni do të marrë drejtimin e Bayern Munichut.

Mediumet gjermane kanë njoftuar të enjten se Leipzigu për ta lënë të lirë Nagelsmannin po kërkon të paktën 20 milionë euro kompensim. Trajneri 33-vjeçar është në krye të Leipzigut prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Ditët e fundit, është raportuar se te Bayerni po e shohin Nagelsmannin si trajner të duhur për sezonin tjetër. Trajneri aktual i Bayernit, Hansi Flick ka paralajmëruar largimin nga ekipi në fund të sezonit.

Nagelsmann para Leipzigut, ka qenë trajner edhe te skuadra e Hoffenheimit.