Leipzigu në verë do të jetë një nga klubet më të “shënjestruara” për talentet që ka në ekip. Njëri prej tyre, Jean-Kevin Augustin, ka përfunduar prej kohësh në radarët e Southamptonit, Evertonit apo West Hamit, por edhe të klubeve spanjolle e italiane. Mësohet se drejtuesit nuk do të pengojnë lojtarin që të gjejë një ekip të ri në verë, por kanë vendosur që çmimi i sulmuesit francez të jetë 40 milionë euro dhe ndoshta në verë kjo shifër mund të rritet më shumë për shkak të konkurrencës për 21-vjeçarin.