Leipzig është nën presion nga klubet e mëdha për të shitur Timo Werner në verë ndaj dhe ka nisur seriozisht të mendojë për një zëvendësues në sulm. Politika e klubit është e qartë për të afruar të rinj të talentuar dhe emri i parë në listë është Tammy Abraham, 21-vjeçari që po shkëlqen te Aston Villa në Championship me 23 gola. Sulmuesi me origjinë nga Nigeria është i huazuar nga Chelsea dhe Leipzig ka gati ofertën prej 40 milionë eurosh për të bindur “Blutë e Londrës” që ta lënë të lire në verë.