Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City, ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit James Rodriguez, kanë raportuar mediumet e huaja të hënën.
Bëhet e ditur se Leicesteri tashmë e ka identifikuar Jamesin si përforcim të madh për sezonin e ardhshëm pas paraqitjeve të mira të kolumbianit këtë edicion në Premier League me fanellën e skuadrës së Evertonit.
James deri më tash, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tetë asistime në 21 paraqitje për Evertonin në të gjitha garat.
Mesfushori 29-vjeçar iu bashkua Evertonit para fillimit të këtij sezoni nga Real Madridi dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.