“The show must go on”. Spektakli duhet të vazhdojë dhe pas anullimit të ndeshjes së Kupës skuadra e Leicester do të rikthehet në fushë ditën e shtunë, në ndeshjen që “dhelprat” do të luajnë në Premier League ndaj Cardiff. Kjo sfidë do të zhvillohet një javë nga tragjedia ajrore, ku presidenti i Leicester ndërroi jetë pas një aksidenti me helikopter.
Federata Angleze e Futbollit ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e javës së 11-të do të nisin pasi të mbahet 1 minutë heshtje, në nderim e kujtim të Vichai Srivaddhanaprabha, presidentit të Leicester. Por klubi ka bërë me dije se në transfertën që do të zhvillojë në Uells, skuadra nuk do të udhëtojë me avion, por lëvizja e skuadrës do të bëhet me autobus.
“Nuk është e rastit që ekipi të udhëtojë me avion, duke parë arsyet e ndarjes nga jeta të presidentit tonë. Ndaj në Cardiff do të shkojmë me autobus”, thuhet në komunikatën e klubit, që konfirmon udhëtimin përmes tokës së skuadrës për ndeshjen e radhës në Premier League.