Shkup, 23 maj – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me të cilin do të mundësohet shkarkimi i suksesshëm i të dhënave i rreth 12.000 punonjësve në MPB nga FSPIM.
Me këtë mundësohet të gjithë të punësuarit në Ministri të kenë qasje mbi të dhënat për stazhin, pagat, kërkesat, regjistrimet dhe çregjistrimet.
Memorandumin për bashkëpunim e nënshkruan ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i Fondit, Shaip Zeneli.
Spasovski deklaroi se për thjeshtësimin e shqyrtimit të të dhënave në FSPIM është përpunuar zgjidhje softuerike dhe se për atë qëllim janë realizuar takime me ekspertë nga të dy institucionet.
“Nënshkrimi i një Memorandumi të tillë ka rëndësi të madhe në lehtësimin e punës së MPB-së dhe të Fondit, dhe për të mbetur të kënaqur punonjësit tanë në MPB”, tha ministri.
Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, sipas Spasovskit, të gjithë punonjësit në MPB në mënyrë të shpejtë dhe efikase do të mund të marrin të dhëna mbi stazhin, stazhin me beneficion, pagën etj.
“Ndërsa ky shkëmbim i të dhënave do ta lehtësojë edhe punën e të punësuarve në Fond”, tha ministri i Punëve të Brendshme.
Zeneli tha se qëllimi është përcaktimi i pagave dhe stazhit të të punësuarve në MPB.
“Për arsye se MPB-ja është një nga përdoruesit tanë më të mëdhenj dhe pensionistët e ardhshëm, me këtë rregullohet M4, përcaktim i pagave dhe stazhit të të punësuarve në MPB dhe para vitit 2006”, tha Zeneli.
Qeveria në nëntor të vitit të kaluar e obligoi MPB-në dhe Fondin të gjejnë zgjidhje për të punësuarit në MPB.