Kanë mbetur për tu regjistruar edhe 400 mijë qytetarë sipas rregullave të reja të DAP-it , që parashikojnë që të gjithë personat fizikë të cilët gjatë vitit që kanë realizuar të ardhura, duke i përfshirë edhe ato që i kanë marrë si paga, do të duhet doemos deri në fund të vitit të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP në sistemin e ri
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 9 dhjetor – Arritje më të shpejtë të mjeteve IPARD deri tek qytetarët përmes investimeve, modernizimit të sektorit bujqësor apo përmes investimeve të realizuara kapitale të komunave përmes Programit për zhvillim rural, shkruan gazeta KOHA.
Këtë ndër të tjerash duhet ta mundësojë memorandumi për bashkëpunim midis Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi. “ Bashkëpunimi midis dy institucioneve do të mundësojë përpunim më të shpejtë të aplikimeve , që në fund të fundit do të mundësojë që të hollat e tatimeve të modernizojnë bujqësinë , ndërsa të hollat të kthehen tek qytetarët”, thotë drejtorja e Drejtorisë për të ardhura publike Sanja Llukarevska .
Lidhur me borxhet e ndryshme që kanë komunat e vogla për TVSH, Llukarevska thotë se është biseduar me një pjesë të tyre, sidomos për borxhet që kanë ndërmarrjet komunale , dhe është gjetur zgjidhje, ndërsa me komunat e tjera do të bisedohet me qëllim që tu dilet në ndihmë komunave për borxhet e trashëguara dhe të mbetura.
Nga ana tjetër, bashkëpunimi midis dy institucioneve do të përshpejtojë procedurat e këmbimit të të dhënave për personat fizik, kryerësit e veprimtarisë, personat juridik si dhe komunat që paraqiten kërkues apo shfrytëzues të mjeteve IPARD për periudhën 2014-2020, ose kërkojnë mjete përmes Programit kombëtar për përkrahje financiare të zhvillimit rural.
“ Këmbimin e të dhënave do ta fillojmë përmes përpunimit të aplikimeve të arritura nga ana e komunave që kërkojnë mjete për zhvillim rural për masat 321, 322 dhe 323, ku ndihma financiare është 100 për qind, ndërsa komunat vetë e mbulojnë harxhimin e TVSH-së. Njëherazi ato komuna që kanë projekte të përfunduara nga vitet paraprake duhet të paguajnë borxhin për tatimin e vlerës së shtuar”, thotë drejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi, Nikollçe Babovski. Sipas tij, më parë në mungesë të një bashkëpunimi të tillë të ndërsjellë institucional ishte mjaft i vështirësuar kontrolli i pagesës së TVSH-së nga ana e komunave për projektet e realizuara të viteve 2013 dhe 2015, për shkak mungonte një mënyrë adekuate e kontrollit.
Ndryshe, nga DAP informuan se kanë mbetur për tu regjistruar edhe 400 mijë qytetarë sipas rregulla ve të reja të DAP-it , që parashikojnë që të gjithë personat fizikë të cilët gjatë vitit kanë realizuar të ardhura, duke i përfshirë edhe ato që i kanë marrë si paga, do të duhet doemos deri në fund të vitit të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP në sistemin e ri, E-tatim personal. Të gjithë do të duhet të kenë adresa elektronike në të cilat, pasi të regjistrohen, do të marrin kërkesë që duhet ta dorëzojnë në sportelet e Drejtorisë, e cila më pas do t’i vërtetojë të dhënat. (koha.mk)