Nju-Jork, 4 maj – Guvernatori i shtetit të Njujorkut njoftoi se shumë prej masave kufizuese në nivelin lokal, të vendosura për shkak të koronavirusit, do të lehtësohen nga mesi i këtij muaji.
Metroja e Nju-Jorkut do të vazhdojë me linjat e natës dhe funksionimin 24 orë nga 17 maji. Që nga fillimi i pandemisë, metro u ndalua natën, midis orës 1 dhe 5, kur është kryer dezinfektimi i trenave dhe stacioneve të metrosë.
Kufizimet e kapacitetit të biznesit, përfshirë restorantet, zyrat, palestrat, parukeritë dhe sallonet e bukurisë, do të hiqen më 19 maj.
Heqja e masave për numrin e njerëzve në ngjarje dhe vizitorët në institucionet e ndryshme do të thotë që kinematë, muzetë, teatrot, qendrat tregtare do të punojnë përsëri me kapacitet të plotë. Kjo vlen edhe për teatrot e Broduej, të cilat më në fund do të mund të rifillojnë me punë, raportuan mediat amerikane.
Kufizimet e numrit të spektatorëve do të mbeten në fuqi vetëm për sallat e mëdha sportive, ndërsa nga 19 maji ata do t’u lejohet të shesin bileta për vetëm një të tretën e vendeve.