Legjionarë dhe ndeshje titanësh, Champions sonte premton spektakël

17

Mbyllen sot ndeshjet e parafundit të fazës së grupeve të Champions League. Myrto Uzuni me Ferencvaros zbret në fushë në mbrëmje dhe përballë do të jetë Barcelona, pa Leo Messin.

Edhe Lazio e Strakoshës e Muriqit luan sonte. Kryeqytetasit sfidojnë Borussia Dortmund në Gjermani.

Supersfida e mbrëmjes është padyshim ajo mes Manchester unitet dhe PSG në “Old Trafford”, por nuk mbetet shumë pas as ajo mes Chelseas dhe Sevillas në “Stamford Bridge”.

Juventus zbret gjithashtu në fushë dhe ndeshet me Dynamo Kiyv. Bardhezinjtë dhe Barcelona janë kualifikuar për në fazën tjetër dhe diskutojnë vendin e parë në grup.

Në orën 18:55 do të luhen vetëm dy ndeshje. Basaksehir pret në Turqi gjermanët e Leipzig dhe Krasnodar luan në Rusi ndaj Stade Rennais.