Legjendat e Manchester United dhe të Bayernit të Mynihut ripërjetojnë finalen e madhe të Champions League të vitit 1999, që pati një mbyllje dramatike (“Djajtë e Kuq” fituan 2-1 me të dy golat të shënuar në kohën shtesë).
Në “Old Trafford” u zhvillua miqësorja e bamirësisë, ku morën pjesë thuajse të njëjtët protagonistë, që shkruan historinë në atë përplasje titanësh në “Camp Nou” 20 vite më parë.
Trajneri aktual i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, shënoi golin e parë të takimit, për t’i hapur më pas rrugë finalizimit të Dwight Yorke. Nicky Butt, Louis Saha and David Beckham shënuar golat e tjerë për rezultatin përfundimtar 5-0.