Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, luajti El Clasicon e tij të 31 në La Liga. Ai është një nga 3 lojtarët që kanë luajtur kaq shumë ndeshje ndërmjet Realit dhe Barcelonës së bashku me Gento dhe Raulin.
Kapiteni ka barazuar rekordin e mbajtur nga dy legjendat e tjera. Ramos është dhe një nga lojtarët që ka luajtur më shumë El Clasico në të gjitha kompeticionet. Ai ka 45 paraqitje kundër Barcelonës në të gjitha kompeticionet.
Ai ka luajtur 31 ndeshje në La Liga, 7 në Copa del Rey, 6 në Superkupë dhe 1 në Champions League. Ramos ka luajtur ndeshjen e parë kundër Barcas më 19 nëntor 2005. Ai ka shënuar 5 gola kundër Barces në La Liga.