Një video është publikuar ku mesa duket legjenda e UFC B.J Penn kapet me rojën e një klubi nate në rrugët e Honolulu të Hawaiit. Pamjet e regjistruara nga faqja amerikane TMZ tregojnë Penn pa bluzë dhe mbi rojën e klubit Femme Nu shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Ish-kampioni i peshës së lehtë dhe peshës velter raportohet t’i kenë kërkuar të largohet nga klubi për shkak të sjelljes së keqe në gjendje të dehur.
Qytetarët që kalojnë dëgjohen duke thënë “mjaft, BJ, mjaft” teksa mundohen t’i ndajnë. Më pas erdhi edhe policia, por Penn në atë moment ishte larguar.