Mendoni se e dini historinë e plotë të Ronaldinho-s? Mendohuni përsëri. Ai mund të ketë pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë, por jeta e tij filloi me një tragjedi. Në fakt, babai i brazilianit u mbyt kur Dinho ishte vetëm 8 vjeç. Si lojtar, Ronaldinho ka pasur reputacionin e një futbollisti që preferonte cilësinë para sasisë. Megjithatë, në fillimet e tij ai ka qenë një grabitqar i pamëshirshëm, duke realizuar të gjithë golat në fitoren 23-0 të marrë me ekipin e moshave. Sigurisht ai ka qenë një futbollist që ka revolucionarizuar futbollin dhe që shpiku pasimin “no-look” (pa shikuar).
Gjithashtu, Dinhos i pëlqente të festonte në klubin e tij personal të natës, por kjo nuk e ka ndalur atë që të fitojë më shumë trofe se Zidane në Spanjë dhe të fitojë dy trofe, të cilët Messi vetëm mund t’i ëndërrojë: Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës. Gjatë karrierës së tij, ka pasur ulje dhe ngritje. Si në kohën kur një gllënjkë pepsi i ka kushtuar 750.000 dollarë, pasi është zbuluar nga sponsori i tij zyrtar, “Coca Cola”, që ka prishur menjëherë kontratën me brazilianin. Por ka qenë ai që i ka prezantuar botës Messi-n, duke dhënë asistin për golin e parë të “Pleshtit”, si futbollist profesionist.
https://www.youtube.com/watch?v=dpo3D44PZKQ
Ndoshta ai nuk ka numrat e Messi-t dhe Ronaldo-s, për sa i takon golave të shënuar dhe jetëgjatësisë në nivele të larta, por ai ka pasur një ndikim më të madh më të madh në botën e futbollit se ata të dy të marrë bashkë dhe meriton më shumë respekt.