Legjenda e Francës kritikon Icardin

4

Legjenda e Francës, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar ashpër Mauro Icardi, duke thënë se ka dyshime të mëdha në lidhje me personalitetin e tij. Po ashtu, ka ngritur pikëpyetje nëse sulmuesit të PSG-së i pëlqen konkurrenca. Argjentinasi shënoi 20 gola për kampionët francezë sezonin e kaluar, me formën e tij, që shtyu PSG ta shndërrojë huazimin e tij nga Interi në një marrëveshje të përhershme për 50 milionë euro. Ai madje mori fanellën me numrin 9, në vend të Edinson Cavani, që po largohej, por ka luftuar për të arritur lartësitë e sezonit të kaluar, me dëmtime dhe humbje të formës. Kjo e kufizoi argjentinasin në vetëm tre gola në gjashtë ndeshje, deri më tani. Në mungesë të Icardi, nënshkrimi veror, Moise Kean, e ka shfrytëzuar rastin e tij, duke shënuar 11 gola në 18 ndeshje që huazimi prej Evertonit. Icardi e gjeti pjesën e prapme të rrjetës i ardhur nga stoli, në ndeshjen e parë të Maurcio Pochettino si trajner, kundër Brest, të dielën, por Papin nuk ka mbetur i impresionuar nga ish-kapiteni i Interit.

Ish-lojtari i Francës pyet veten nëse 27-vjeçari lufton përkrah yjeve si Kylian Mbappe dhe Neymar, kur më parë ka qenë vetë me këtë status. “Kur e pashë atë duke luajtur për një vit, nuk pata përshtypjen se donte ta prishte terezinë. Si është e mundur? Në gjuhën e trupit të tij, unë nuk pashë dëshirë. Nga sa kam parë deri tani, kam dyshime të mëdha për personalitetin e tij. Ndjej që nuk i pëlqen konkurrenca. Tek Interi ishte shumë mbresëlënës, si ylli dhe kapiteni i padiskutueshëm. Në Paris është një lojtar normal, prapa Neymar, Mbappe dhe disa të tjerëve”, deklaroi për “France Football” Papin.