Leeds rikthehet te fitorja falë golit nga Alioskit (VIDEO)

Skuadra e famshme angleze, Leeds United është rikthyer te fitorja në Championshipin anglez pas tri humbjeve radhazi. Pas një starti të mirë, Leeds ka kaluar disa javë nëpër një krizë të rezultateve ku ka humbur katër nga pesë takimet e fundit. E në ndeshjen derbi ndaj Middlesbrough, Leeds arriti të rikthehet te fitorja duke triumfuar 2-1.

Ishte mesfushori ofensivë spanjoll Pablo Hernandez që shënoi golin e parë në këtë sfidë. Ndërkohë për 2-0 u përkujdes shqiptari nga Maqedonia, Ezgjan Alioski që shënoi një gol në minutën e 55-të. Goli i sotëm ishte i tretë këtë edicion për Alioskin në Championshipin anglez ku ka bërë edhe dy asistime.

Pas kësaj fitore, Leeds është ngritur në pozitën e shtatë në tabelë me 26 pikë të grumbulluara. Kujtojmë që Alioski iu bashkua skuadrës së njohur angleze gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra zvicerane Lugano.

https://www.youtube.com/watch?v=Yr50bjn3U8s