Jug-koreani Lee Duck-hee është bërë tenisti i parë i shurdhër që ka fituar një meç në një turne të ATP-së.
Lee 21-vjeçar, që është i renditur në pozitën e 212-të në botë, mposhti zviceranin Henri Laaksonen me shifrat 7:6 dhe 6:1 në turneun “Winston-Salem Open” në North Carolina, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.
“Njerëzit talleshin me problemin tim fizik. Më thoshin se nuk duhet të luaj tenis”, ka thënë Lee.
“Unë kam dashur t’u tregoj të gjithëve se mund ta bëj këtë. Mesazhi im për njerëzit që kanë probleme me dëgjim është të mos dekurajohen. Nëse provon fort, atëherë mund të bësh çdo gjë”.
Lee nuk komunikon me gjuhën e shenjave, por përdor leximin e buzëve.
Gjatë intervistës pas meçit, bashkëshortja e tij Soopin, e asistoi, duke qartësuar përgjigjet për gazetarët në gjuhën angleze.