Është këngëtare shumë e njohur e cila jeton mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Ledi Vokshi krahas projekteve të shumta që ka realizuar deri më tani vjen me ë tjetër lajm, do bëhet nënë për herë të parë ndërkohë që vjen duke rrëfyer ndjenjat e para kur ka mësuar lajmin e deri tek përgatitjet që bën në këtë intervistë.
KOHA: Lajmi për shtatzëninë na lumturoi të gjithëve, besojmë që edhe juve me gjithë familjen, na thuaj momentet e para kur mësuar lajmin si keni reaguar ju e si bashkëshorti?
Po bëhem mami Ledi… akoma bërtas nga gëzimi, nuk ka lumturi dhe çaste më të bukura në jetë.
KOHA: Ka nisur tashmë ai emocioni se do bëheni prindër, keni nisur të bëni gati përgatitjet, dhomën, rrobat?
KOHA: Sapo jam kthyer nga ë vizitë e shkurtë nga Shqipëria dhe mami im pothuajse nuk më kishte lënë radhë që të blija rroba. Kishte blerë e kishte bërë sa të duash. Kam vendosur që pas festave të përgatis dhe dhomën e fëmijës. Nuk e di se si por kam durim. Do kem festën e baby shower midis familjes dhe shoqërisë e shpresoj që të më lejnë rrahë të blejë dhe unë diçka.
KOHA: Për emër keni vendosur tashmë kur keni zbuluar edhe gjininë?
Aidan, që shqiptohet ‘Ejden’ do të quhet djali im, vendosëm që të quhet ashtu në bazë të tezes së vetë Aida.
KOHA: Ka qenë shtatzëni e planifikuar apo ju ka zënë në befasi?
Partneri im nuk donte të planifikonte, këtë gjithmonë më ka thënë që kur të ndodh, dije që të ka dhënë Zoti mrekulli dhe ka për të dalur mrekulli, sepse është krijuar me shumë dashuri rrethi.
KOHA: Do jeni aktive me ndonjë projekt ashtu si bëjnë gjithë këngëtaret gjatë shtatzënisë?
Momentalisht jam shumë e zënë me projekte jashtë artit me biznesin që kam, do kisha shumë dëshirë që të gjeja kohë të realizoja dhe atë, si dihet.
KOHA: Sa ka ndryshuar jeta juaj në SHBA?
Unë kam ardhur në SHBA në moshën 11 vjeçe, edhe pse kam tentuar të rikthehem disa herë dhe të jetoj në Shqipëri ka qenë shumë e rëndë për mua, jam mësuar me jetën e shpejtë të Nju Jorkut dhe çdo vend tjetër në borë më duket se ecën shumë ngadalë për mua.
KOHA: Pas lindjes mendoni të riktheheni me ndonjë projekt të fuqishëm?
Pas lindjesh do kthehem fuqishëm, jo vetëm me projekte muzikore po ashtu edhe të fizikës etj, pse do bëhem mami nuk do të thotë që kanë mbaruar gjërat për mua, tani më duket se jeta fillon tamam sepse vullneti, dashuria dhe motivimi është më i fuqishëm se kurrë.
KOHA: Dimë shumë pak për djaloshin që keni në krah, mund të na zbuloni njohjen me të, fillimet e dashurisë etj..?
Partneri im është shumë kundër rrjeteve sociale, është ë njeri i fokusuar tek familja dhe puna dhe nuk ka qejf të jetë në qendër të vëmendjes, është e kundërta e tipit tim që çdo hap i jetës time është në Instagram. Ne u njohëm gjatë ë udhëtimi pushimesh, ndërkohë që ai ishte aty për disa investime. Thjeshtë ishim shokë për ë vit duke mbështetur njëri-tjetrin për të kaluarën dhe duke motivuar për të ardhmen. Po kërkonim të dy të njëjtët gjëra dhe mbas një viti u rikthyem ku u takuam një vit më parë për të kuptuar se çfarë kërkonim, ishte njeri-tjetri vetëm.