Leclerc me Koronavirus, vetizolohet banesën e tij

9

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Edhe francezi, sikurse Lando Norris, 7 herë kampioni i botës Hamilton, Sergio Perez dhe Lance Stroll, që u infektuan këtë vit, do të duhet të respektojë protokollin e sigurisë të vendosur nga Formula 1. Të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me të do të vetizolohen, siç kërkohet nga masat e brendshme të ekipit nga Maranello.

Charles zbuloi se ishte infektuar këtë të mërkurë, teksa tamponi i fundit që iu nënshtrua ishte pozitiv. 23-vjeçari i “Kokëkuqes”, i cili ishte në Dubai me pushime dhe po priste të niste përgatitjen fizike për sezonin e ri, u kthye menjëherë në shtëpinë e tij në Monaco, ku është në vetizolim dhe fatmirësisht ka vetëm simptoma të lehta të sëmundjes.