Skuadra e Lakers ka nisur sot zyrtarisht fazën përgatitore në prag të sezonit të ri sportiv 2018-2019 në NBA dhe për mediat ka folur ylli i ri i këtij ekipi, LeBron James. Ai ka evituar të flasë për rivalët apo ta konsiderojë skuadrën kaliforniane si një të tillë, duke u shprehur se Lakers kanë një rrugë të gjatë përpara deri sa të konsiderohen si pretendentë.
“Nuk dua ta përmend fjalën titull apo pretendent, pasi jemi një ekip i ri që ka nevojë të luajë shumë ndeshje para se të shohim se ku jemi. Kemi një rrugë të gjatë përpara dhe për të thënë se jemi pretendentë duhet të shohim se si do të paraqitemi në kampionat. Ky është një sezon i ri për mua dhe për Lakers, ndaj na duhet të nisim gjithçka nga e para”, tha LeBron James.