Basketbollisti LeBron Xhejms ka vendosur sot një rekord të ri në NBA, duke u bërë lojtari më i ri që arrin kuotën e 30 mijë pikëve, në moshën 33 vjeç e 24 ditë. Ylli i Klivlend Kavalirs realizoi 28 pikë në ndeshjen e luajtur sot ndaj San Antonio Spars, humbur 102-114, të cilat nuk mjaftuan për të evituar humbjen e 20-të sezonale.
LeBron arriti kuotën e 30 mijë pikëve në fund të periodës së parë, duke marrë duartrokitjet e gjithë stadiumit që u ngrit në këmbë edhe pse luhej në San Antonio. Ai bëhet basketbollisti i shtatë në historinë e NBA-së që kap këtë kuotë pikësh, ku ndodhen legjenda si Kareem Abdul-Xhabbar, Karl Melon, Kobi Brajant, Majkël Xhordan, Uilt Çamberlain e Dirk Novitzki. Pasi arriti kuotën e 30 mijë pikëve, i pari që e përqafoi ishte miku i tij Duejn Uejd, shok skuadre te Kavalirs e më pas të gjithë e përgëzojnë dhe urojnë. Pak orë para se të arrinte këtë rekord, vetë Xhejms pat përgëzuar veten përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare “Instagram”.