Anthony Davis pritet të zyrtarizohet si lojtari më i mirë i klubit me nam të madh në NBA, Los Angeles Lakers. Transferimi i basketbollistit shtatlartë, Anthony Davis nga New Orleans Pelicans te Lakers është çështje e mbyllur, por ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi. Marrëveshja thuhet se do të bëhet zyrtare më 1 korrik, kur edhe fillon zyrtarisht afati kalimtar në NBA. Megjithatë, ylli i madh LeBron James, i ka paraprirë këtij transferimi dhe tashmë ka konfirmuar gjithçka me postimin e tij në rrjetet sociale.