LeBron James u bë lojtari i nëntë që arrin mbi 9 mijë asistime në NBA, në fitoren ndaj Dallas Mavericks. ‘Mbreti’ pati një paraqitje spektakolare ndaj Mavericks, për më tepër theu rekorde në sytë e legjendës së Lakers – Kobe Bryant. Ylli i Los Angeles gjithashtu është lojtari i vetëm që është në top-10 për më së shumti pikë dhe në top-10 për më së shumti asistime.
35-vjeçari po ashtu arriti në kuotën e 9 mijë kërcimeve. ”Jam shumë i lumtur. Gjithmonë jam mësuar të punojë shumë dhe pse jo të kem suksese e rekorde të reja”, u shpreh pas ndeshje një nga basketbollistët më të mirë në histori.