Fitorja e shtatë sezonale për Lakers, që mundën në sekondat e fundit Atlantën me rezultatin 107-106, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Një zhytje e LeBron 15 sekonda nga fundi i dha fitoren ekipit kalifornian, me “king James” që realizoi 26 pikë, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan 23 pikët e Prince dhe 21 të Bazemore për të evituar humbjen. Vendimtar edhe Chandler, që bëri një stopim fantastik sekondën e fundit.
💦💦💦 pic.twitter.com/tqpbYH9aWD
— Los Angeles Lakers (@Lakers) November 11, 2018