“Investimet e tilla të mëdha mbështeten nga shteti dhe investitorët kanë përfitime të mëdha dhe një sërë lehtësimesh në disa faza përmes procesit të investimeve. Nga ana tjetër, këto investime japin një kontribut të madh në rajon në kontekstin e punësimit, zhvillimit të kapitalit njerëzor, përmirësojnë më tej strukturën e eksportit duke krijuar produkte me vlerë të shtuar të lartë. Ata gjithashtu po përmirësojnë nivelin teknologjik të ekonomisë dhe po përmirësohet qasja në tregjet ndërkombëtare të kapitalit”, tha Zaevi
Urim HASIPI
Tetovë, 7 maj – Në Zonën e Zhvillimit Teknologjik Industrial në Tetovë u vendos sot gurëthemeli i investimit të ri të përbashkët të ndërmarrjes amerikane “LEAR” dhe “Normak Investment Group”, i cili do të hap mundësi të punësimit të deri 1500 njerëzve. Bëhet fjalë për një investim prej 15 milion eurosh, pra impianti i dytë i prodhimit që po ndërtohet në një sipërfaqe prej 8 mijë metra katrorë dhe investitori planifikon të përfundojë objektin deri në nëntor 2021. Në evenimentin e hapjes fjalën e rastit e pati kryeministri Zoran Zaev, i cili vuri në dukje se fabrika e kompanisë amerikane, e cila është një lider botëror për selitë e automjeteve me performancë të lartë që udhëheqëse në këtë industri, ka një teknologji të përparuar dhe pajisje prodhimi për prerjen e lëkurës dhe pëlhurës.
“Investimet e tilla të mëdha mbështeten nga shteti dhe investitorët kanë përfitime të mëdha dhe një sërë lehtësimesh në disa faza përmes procesit të investimeve. Nga ana tjetër, këto investime japin një kontribut të madh në rajon në kontekstin e punësimit, zhvillimit të kapitalit njerëzor, përmirësojnë më tej strukturën e eksportit duke krijuar produkte me vlerë të shtuar të lartë. Ata gjithashtu po përmirësojnë nivelin teknologjik të ekonomisë dhe po përmirësohet qasja në tregjet ndërkombëtare të kapitalit”, tha Zaevi.
Ai theksoi se edhe në kushtet e pandemisë, Qeveria është e përkushtuar fuqimisht për ruajtjen dhe forcimin e aktivitetit ekonomik dhe vuri në dukje gjashtë pakot e masave ekonomike që mbështetën ekonominë dhe qytetarët, dhe paralelisht, theksoi ai, se punohet për të përmirësuar mjedisin e biznesit në planin afatmesëm dhe afatgjatë. “Kjo korporatë e madhe këtu është një shembull që asnjë ditë gjatë pandemisë nuk u ndal. Ajo operoi, punoi dhe rriti prodhimin dhe eksportin e saj. Por, patjetër, hyrja në NATO, zbatimi i reformave ekonomike strukturore është një bazë që i mundëson ekonomisë së Maqedonisë një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Për më tepër, ky shembull i partneritetit publik-privat ka provuar të jetë një model jashtëzakonisht i suksesshëm. ZZHTI në Tetovë funksionon si një partneritet publik-privat midis Qeverisë dhe NORMAK Investment Group në pronësi të kompanive private dhe shtetërore nga Norvegjia. Është kënaqësi që kompanitë me famë botërore si LEAR, e cila është në listën e Fortune 500, punojnë në vendin tonë”, tha Zaev.
Fjalim në evenimentin në fjalë pati edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke njoftuar se është drejt përfundimit të hartimit të Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, i cili parashikon disa risi, ndër të cilat sipas modelit për zhvillim rajonal të ekuilibruar të gjitha kompanitë që do të investojnë në rajonet më pak të zhvilluara në vend do të marrin mbështetje më të madhe sipas klasifikimit të Byrosë për Zhvillim të Balancuar Rajonal. Për më tepër, mbështetja për të gjithë bashkëqytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit do të rritet, dhe ata do të vendosin të investojnë në vend. Deri më tani, tha ai, kjo mbështetje ishte 10 për qind, dhe me ndryshimet do të rritet në 20 për qind. “Edhe gjatë pandemisë, përmes dekretit me forcë ligjore për mbështetje financiare për konkurrencë, duke inkurajuar sipërmarrjen dhe inovacionin, ne mbështetëm mbi 400 kompani në vend, edhe vendase dhe të huaja, dhe natyrisht këtë vit ne vazhdojmë në atë drejtim. Kjo tregon se politikat e zbatuara nga qeveria janë të njohura, tha Bekteshi dhe njoftoi lehtësimin shtesë të kushteve për tërheqjen e investimeve.
Kryetari i Bordit të Drejtorëve të “Normak Investment Group”, Aki Etemi, me rastin e investimit të ri, tha se që nga themelimi i tij deri më sot, në Tetovë ZZHTI janë investuar gjithsej mbi 40 milionë euro, dhe se vazhdimësia është mbajtur gjatë pandemisë. Ai thotë se lidhja infrastrukturore me autostradën Shkup – Tetovë është veçanërisht e rëndësishme për zonën. Duke pasur parasysh mundësitë ligjore dhe kushtet e ofruara nga ZZHTI Tetovë, kompanitë vendase si dhe ato të huaja mund të përdorin përfitimet për investime në zonë. Ne si kompani vazhdojmë aktivitetet tona për të krijuar vlera shtesë në funksionimin e Tetovës ZZHTI. Qëllimi tjetër i “Normak Investment Group” është krijimi i një zone zhvillimi teknologjik dhe industrial i njohur ndërkombëtarisht, i cili siguron 100% energji të gjelbër për të gjithë investitorët në zonë, dhe kujdeset për mjedisin, tha Etemi. (koha.mk)