Leagoo nuk mbetet shumë larg nga brendet e vogla, të cilat lansojnë modelet e reja, pasi që kompania është duke punuar në pajisjen e re. Telefoni i ri i kompanisë quhet Leagoo T5 dhe ai pritet të dalë në treg diku në korrik. Dizajni i telefonit është nën ndikimin e iPhone 7 dhe ka trashësi prej 7.9 mm, ekran 5.5 inç me rezolucion Full HD, procesor me tetë bërthamë 1.8 Ghz, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, kamerë të dyfishtë Sony prej 13 MP + 5MP dhe atë të përparme prej 13 MP, si dhe baterinë prej 3000 mAh. Çmimi i telefonit pritet të jetë nën 200 dollarë.