Paris, 20 janar – Maril Le Pen, kandidatja e Frontit Kombëtar Djathtist (FK) për zgjedhjet presidenciale në Francë vlerësoi se Donald Tramp, i cili sot do të bëjë betimin solemn “ka konsideratë për Francën”, por jo, siç tha në “hijen e Francës”. “Ai ka konsideratë për Francën, e cila në të kaluarën kishte zë të veçantë, e cila ishte fuqi për baraspeshë”, theksoi Le Pen në një intervistë për radion Klasik, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi. “Hapet një epokë e re, shpresoj se do të hapet epokë e bashkëpunimit”, theksoi Le Pen, duke thënë se është e mahnitur “që shikon një president të SHBA-së, i cili është larg nga ajo që e kemi parë në vitet e fundit, i cili duhet se është i gatshëm ta pranojnë parimin e sovranitetit të popujve”. Midis disa politikanëve të rrallë francezë, të cilët e kanë përshëndetur zgjedhjen e presidentit të 45-të të SHBA-së, kandidatja e FK-së përsëriti se shpreson se do të takohet me banorin e ri të Shtëpisë së Bardhë kur do të zgjidhet për presidente, duke i theksuar “pikat e përbashkëta në planin ekonomik”. Le Pen megjithatë e hodhi poshtë idenë për vizitën e parë zyrtare të Uashingtonit, nëse bëhet banore Pallatit të Eliseut. “Udhëtimi im i parë do të jetë në Bruksel për t’ju shpjeguar se do t’i japë fund pushimit”, shtoi ajo, duke u përpjekur për fund të “super-fuqisë të cilën Brukseli e mori kundër vullnetit të popullit”. Marin Le Pen më 12 janar të këtij viti ishte në kullën e Trampit, ku gjendet selia e shtabit të Donald Trampit në Nju-Jork, por nuk u takua as me presidentin e ardhshëm amerikan, as me cilin do anëtar tjetër të ekipit të tij, duke e quajtur këtë udhëtim “privat”.