Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Francës, Marine Le Pen, ka thënë se do ta suspendonte si të tërë emigrimi e ligjshëm në Francë, nëse zgjidhet presidente e vendit. Le Pen, lidere e Frontit Nacional të Francës (FN), ka thënë gjatë një tubimi: “Do ta ndalojë këtë situatë të çmendur e pakontrolluar”. Sondazhet sugjerojnë se kandidati i qendrës, Emmanuel Macron dhe Le Pen do të jenë në garë të ngushtë në rundin e parë të zgjedhjeve këtë të diele. Po ashtu, sondazhet sugjerojnë se Macron dhe Le Pen do ta fitojnë rundin e parë dhe do të garojnë në balotazh më 7 maj. “Do të vendosja për një suspendim të emigrimit legal si të tërë, në mënyrë që ta ndalojë këtë situatë të çmendur dhe pakontrolluar që po e na fundos”, ka thënë ajo.