Marine Le Pen thotë se francezët brenda dy viteve do të fillojnë të përdorin vlerën monetare frang, dhe jo euro. Në një intervistë për Reuters, ajo ka thënë se “objektivi i saj është që të transformohet monedha e vetme e BE-së”. Le Pen ka shtuar se ‘secili vend duhet të ketë vlerën e vet monetare’. Ajo ka shtuar se euro i ka sjell dëm të madh ekonomisë franceze, e cila ishte e treta pas Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. “Një monedhë e re kombëtare do të mbronte kursimet e popullit francez”, ka shtuar ajo.