LE MIROIR (1920) Përhapja e fizkulturës në Shqipëri nga Kryqi i Kuq Amerikan

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 30 majit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përhapjen e fizkulturës në Shqipëri nga Kryqi i Kuq Amerikan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

PËRHAPJA E FIZKULTURËS NË SHQIPËRI

Influenca e fizkulturës mbi organizatat e “dobëta” i ka dhënë përfundimisht provat e saj. Në kohën e sotme, lëvizjet ritmike janë demokratizuar në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë.

Është kureshtare të theksohet se kjo gjimnastikë e shëndetshme është shfaqur në Lindje. Këto fotografi të shkrepura në Tiranë, në Shqipëri, tregojnë fëmijët e këtij vendi duke marrë mësimin e tyre në mëngjes me një vajzë të re angleze të Kryqit të Kuq Amerikan. Shumë prej tyre gëzojnë një shëndet të mirë falë këtij riedukimi fizik.