Nju-Jork, 23 shtator – Do të duhet kohë të dilet nga kriza mes Francës dhe SHBA-së, dhe kjo do të kërkojë aksion, deklaroi sot në Nju-Jork ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Iv Le Drian.
Në takimin me kolegun amerikan, Entoni Blinken në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ministri francez tha se hapi I parë tashmë është bërë gjatë bisedës telefonike mes presidentëve francez dhe amerikan, Emanuel Makron dhe Xho Bajden.
Le Drian shtoi se për tejkalimin e krizës megjithatë do të duhet kohë dhe aksion, ceket në kumtesën e diplomacisë franceze.
Presidentët e Francës dhe SHBA-së u dakorduan të takohen nga fundi I tetorit për shkak të kontestit me nëndetëset, ndërsa Franca javën e ardhshme do ta kthejë ambasadorin e vet në Uashington.