LDK: Nuk do të hyjmë në Qeverinë gjithëpërfshirëse

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të marrin pjesë në Qeverinë gjithëpërfshirëse dhe se duhet të ketë institucione të reja dhe të legjitimuara.

Zëdhënësi i kësaj partie Besnik Mustafa tha se vazhdimisht janë duke kërkuar që t’i kenë votat e nevojshme për të rrëzuar Qeverinë.

“Sa i përket hyrjes në Qeverinë gjithëpërfshirëse, edhe vetë Isa Mustafa ka thënë e nuk do të hyjmë. Pra, LDK-ja insiston që kjo Qeveri të bie që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe të kemi institucione që do të dalin me legjitimitet nga vota e qytetarëve”.