Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njofton zyrtarisht se ka thirrur për nesër mbledhjen e Kryesisë së partisë.
“Nesër (e shtunë), më datë 14 dhjetor 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftimin e saj.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, po ashtu edhe sot kanë pasur një takim, e si duket kanë arritur afër marrëveshjes për koalicion qeverisës.
Thuhet se nga ana tjetër, Vetëvendosje po ashtu ka thirrur për nesër mbledhje të Kryesisë, e cila siç mësohet jozyrtarisht, do të mbahet në orën 09:00.