Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Kryesinë e partisë. Siç informojnë mediat kosovare, në këtë takim do të diskutohet për koalicionet e mundshme dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mbledhja ka filluar që nga ora 11:00.
Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.
Vendi ka shkuar në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij për vepër penale./koha.net