Lazio – Torino, rrezikon të mos luhet

48

COVID vazhdon të jetë prezent në kampionatin italian. Skuadra e Torinos konfirmoi disa të infektuar duke vënë në dyshim ndeshjen e javës që vjen me Lacion.

Sfida e 2 marsit mund të mos luhet nëse raste të tjera do të shfaqen gjatë javës duke bërë që takimi të shtyhet për një datë tjetër.

Rastet e shumta me COVID në javët e fundit në kampionatin italian kanë bërë që ndeshja midis Torinos dhe Sasuolos që do të luhej të premten, të anulohet pas rasteve me COVID–19 të 7 lojtarëve në skuadrën e Torinos e cila është prekur shumë gjatë javës nga virusi.