Lazio e Simone Inzaghit nuk i ndahet Juves dhe ecën me ritmin e një skuadre që po luan për titullin. Bardhekaltrit e çuan në 20 numrin e ndeshjeve rresht pa humbje në këtë sezon teksa triumfuan në transfertën e vështirë të Marassit me shifrat 2-3 ndaj Genoas.
Marusic hapi serinë e golave që në minutën e 2-të ndërkohë që Immobile gjeti golin e 27-të sezonal në fillimin e pjesës së dytë, por shumë shpejt Genoa rihapi takimin me një gol të bukur të Cassatas. Cataldi i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 71-të, i çoi shifrat në 1-3 duke vulosur fitoren e Lazios ndërsa në fund kishte vend edhe për një gol me penallti të Criscitos.
Me këtë sukses Lazio u ngjit në kuotën e 59 pikëve, 1 më pak se Juventusi i vendit të parë.