Sevilla ka eliminuar Lazion nga Liga e Evropës, për të siguruar vend në 1/8 e finales.
3 me 0 ishte rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve.
Pas fitores si mysafire 0 me 1, Sevilla fitoi sot në shtëpi 2 me 0.
Ben Yedder dhe Pablo Sarabia realizuan golat për fitoren e spanjollëve.
Dy ekipet mbyllën ndeshjen me nga një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Vazquezit te Sevilla dhe Marusicit të Lazios.