Më në fund duket se është gjetur marrëveshja mes drejtuesve të Lazios dhe sulmuesit Felipe Caicedo për zgjatjen e bashkëpunimit. Sipas medieve italiane, ekuadoriani pritet të firmosë në ditët e ardhshme kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me klubin bardhekaltër deri në qershor të vitit 2022.
Kontrata aktuale e 31-vjeçarit me klubin nga kryeqyteti përfundon në fund të këtij sezoni, ndërkohë që gjatë merkatos së verës që sapo kaloi, sulmuesi shihej si një nga lojtarët që do të largohej. Felipe Caicedo prej vitit 2017 luan me fanellën e Lazios, pasi u transferua nga Espanyol për shumën e 3 milionë eurove.