Lazim Destani priti në takim pjesmarësit e takimit “ Dialogu me Diasporën” në Gjermani

Lazim Destani priti në takim pjesmarësit e konferencës “ Dialogu me Diasporën” në Gjermani, organizuar nga ana e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në NRW, zonjës Anduena Stephan. Kjo konferencë organizohet në vigjilje të festave të nëntorit dhe për të shënuar edhe 30 vjetorin e raporteve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane. Lazim Destani si kryetar nderi i Rrjetit global të bizneseve shqiptare, në vazhdimësi ka punuar për të sjellur së bashku diasporën dhe mëmëdheun, dhe takimi me pjesmarësit e organizimit paraqet kënaqësi të veçantë për të, sidomos që këto iniciativa dhe praktika i ndau edhe me Artur Kuko dhe Skender Xhakaliu, ambasadorë të Shqipërisë dhe Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë dhe me Valdrin Lluka – Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe më shumë kryetar të bashkive nga Republika e Shqipëris .

Përndryshe në këtë takim do shkëmbehen ide mbi politikat dhe praktikat e Kosovës, Shqipërisë dhe Gjermanisë për diasporën, angazhimin potencial të diapsorës në fusha relevante, shfrytëzimi i kapacitetit human- ekspertëve të fushave nga diaspora si dhe diaspora si investitor i vogël dhe i mesëm në rajon. Në eveniment përveç pjesmarësve si ministrat e diapsorës dhe përfaqësuesve të komunave të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë, fjalim pëshëndetës do të mbajë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe do ketë takim me shkrimatarin dhe kandidatin për çmimin Nobel, Ismail Kadare.