Parlamenti Europian voti PRO heqjen së vizave në Kosovë. Këtij lajmi jashtëzakonisht të mirë iu gëzua edhe biznesmeni dhe filantropi shqiptar Lazim Destani.
Ai në faqen e tij në facebook ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ka faliminderuar të gjithë euro-deputetëve që votuan ‘pro’.
“Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës nëpër Europë është një arritje që ia rrit lirinë Kosovës, është një e drejtë themelore që e meriton populli i Kosovës. Andaj, faleminderit gjithë euro-deputetëve që votuan ‘pro’ duke e mbështetur të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizjen e tyre të lirë, Urime qytetarëve të Kosovës!” shkruan Destani.
Destani mes të tjerash shtoi se dëshirë e tij është që ky proces të mbyllet sa më shpejt, deri te hapi përfundimtar i miratimit në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian.