Klubi i Vëllaznimi pritet që së shpejti të shëndrrohet në shoqëri aksionare, ku do t’i hapej dera milarderit shqiptar, Lazim Destanit që t’i bashkohet klubit gjakovar, bën të ditur Gazeta Metro, përcjellë gazeta KOHA.
Destani njihet si një nga biznismenët më të mëdhenj shqiptarë, pasi zotëron biznese ndërkombëtare në fusha si Industria e Sherbimeve dhe Infrastrukturës, Patundshmëri, Energjetikë, Sherbime Financiare dhe Teknologji. Ndër kompanitë më të njohura të familjes Destani është kompania Ecolog International e cila ka realizuar mbi 1,100 projekte dhe tani është aktiv në më shumë se 36 vende
“Presidenti Cana është në fazën e fundit të bisedimeve rreth privatizimit të klubit. Mbështetje maksimale ka prej kryetarit të komunës, Ardian Gjini. Sa i përket familjes Destani – ajo pritet të zyrtarizohet këtë javë, pasi i kemi vëllezër dhe e dashurojnë Gjakovën sa Tetovën! Në javët në vijim do të dihet fati i statusit të K.F Vëllaznimit. Fuqia më e madhe e qytetit, simpatizuesit e zjarrtë e përkrahin maksimalisht këtë iniciativë” – ka konfirmuar zyrtari i klubit të Vëllaznimit, Besnik Gojani për Gazetën Blic.
Vlen të theksohet se kryetari i komunës së Gjakovës dhe asambleja komunale kanë shprehur gatishmërinë që klubi t’i besohet familjes Cana.
Klubi pritet të shndërrohet në shoqëri aksionare në mes komunës dhe familjes Cana, ku do të ndërlidhet edhe familja Destani.
Kujtojmë që Lazim Destani është president i Shkëndijes nga Tetova. Klub ky i cili është ndër më të organizuarit në shqiptari viteve të fundit.